Kuqi rikthehet në LDK, Abdixhiku: Të gjithë ata që janë ndjerë të lënë anash – mos u ankoni, ejani ndihmoni
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur rikthimin e Blerim Kuqit në partinë e tij, duke e cilësuar këtë hap si pjesë të një projekti më të madh për ribashkimin e strukturave dhe ndërtimin e një ekipi fitues për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se bashkë me Ardian Shalën po ndërtojnë një ekip të fuqishëm, duke premtuar se qytetit do t’i ofrojnë një program lokal të paprecedentë.
Njoftimi i plotë:
Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.
Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.
Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni.
Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim.
Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.
Blerim të priftë e mbara.
Ardian, na prijë në rrugën përpara!