Kur hyn në fuqi Ligji i Pagave dhe kur dalin me rritje pagat e punonjësve?
Ligji për Pagat do të hyjë në fuqi më 6 shkurt.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga zëvendësministri i Financave Bardhyl Dobra.
“Pas një pune intensive për Ligjin e Pagave më në fund jemi këtu dhe Ligji i Pagave do të hyjë në fuqi më 6 shkurt”, tha ai gjatë një konference të përbashkët me ministrin Hekuran Murati.
Pagat me rritje pritet të dalin me 28 shkurt.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u publikua koeficienti i pagave për sivjet i cili do të jetë 105 euro për vitin 2023.