Përpunimi hekurit sigurisht se është proces interesant. Abdurrahmani ka punëtorinë e tij, të cilën e ka rinovuar së fundmi dhe për këtë ka pasur ndihmë edhe nga Komuna e Prizrenit.
Ai thotë se pavarësisht se sot nuk ka shumë kërkesa, arrin të mbijetojë nga kjo punë, në të cilën janë të angazhuar edhe familjarë të tjerë të tij.