23-11-2024

Kurbeti po lë shkollën pa nxënës në Lugishtë të Hasit

Tash trashëgimtari i Teqesë së Shejh Salih Muçajt të njohur si një atdhetar i përbetuar për liri të Kosovës, i biri i tij Shejh Xhemjali Muçaj, po atë traditë të dashurisë për atdhe në këtë fshat e më gjerë e kultivon si një dashuri ndaj banorëve. Prandaj, ai këtë verë ka dhënë mjete të konsideruara edhe për rrjetin e ujësjellësit në këtë fshat. Banorët e fshatit dikur furnizoheshin me ujë të pijshëm nga kroi i fshatit. Por, tash KRU”Gjakova” ka arritur të ndihmojë këtë fshat për të furnizuar së paku banorët e me ujë të pijshëm.

Shkolla pas lufte kishte mbi 600 nxënës, tani ka 420

Fshati Lugishtë ka edhe shkollën e plotë nëntëvjeçare. Kryetari i fshatit Bekim Nerjovaj tregon se pas lufte kjo shkollë kishte 608 nxënës, kurse tani numri i nxënësve është reduktuar në vetëm 420 nxënës. “Kjo ka ndodhur për faktin se shumica e familjeve tashmë, pos punëve që po bëjnë në kurbet, po i marrin edhe fëmijët e tyre atje. Prandaj, numri i nxënësve është reduktuar, kurse për fat të keq parametrat tonë po tregojnë se edhe më shumë ky numër mund të reduktohet. Por, ajo që i dhemb tashmë këtij fshati është fakti se banorët kanë ngritur shtëpi të bukura, por fatkeqësisht kurbeti shumë prej këtyre shtëpive, mbi 40 për qind, i kanë lënë nën ndry të mbyllura”, është shprehur ai.

Fotografia e Lubizhda e Hasit

Rikthehet veshja e Hasit në gazmendet tona

Plaku Gigollaj nga fshati Lugishtë pohon se tashmë duhet të veçojmë se ka filluar rikthimi i veshjeve të dikurshëm në dasmat tona. ” Katundi ynë ka një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore. Kjo trashëgimi i përket gjuhës, librit , folklorit, por mjerisht ne nuk kemi një zyrë, e cila do të merrej dhe kujdesej për trashëgiminë tonë kulturore. Ajo nuk duhet lënë në harresë. Ajo duhet të jetojë me brezat. Mirëpo, pas angazhimit tim këto veshje kanë filluar të përdoren në ç’do ngjarje, në ç’do manifestim”, është shprehur ai. Sipas tij, veshja ka identifikuar edhe fisin, ku ata kanë jetuar.

“Unë mundohem që ta ruaj dhe ta kompletoj në mënyrë sa më origjinale, me qëllim që të mos tjetërsohet, por të ruaj origjinalitetin e saj. Gjithmonë apeloj të ruajmë traditën. Veshjet tona janë të rënda për t’u punuar edhe të shtrenjta, por tash, siç duket, janë vetëdijesuar dhe ato po rikthehen. Dasmat tashmë kanë kaluar në moderne, po bëhen në bankete e salla, por veshjet janë tradicionale, ka edhe të atilla që ende po bëhen në bazë të traditës së lashtë”, ka theksuar ai. Gigollaj ka një ankesë në Qeverinë e Kosovës, sepse nuk e ka të duhur mbikëqyrjen për familjet e dëshmorëve, të veteranëve të luftës.

Ne kemi shumë atdhetarë që për këtë troje derdhen gjakun. Por, duhet të shtohet kujdesi për ata”, theksoi ai.(Kosova Sot)

Asnjë koment

Comments are closed.