23-11-2024

Kurdisja e çmimeve të derivateve: Autoriteti i Konkurrencës po i vazhdon hetimet

Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Sakip Imeri, tha se kompanitë e derivateve kanë përfunduar pjesën e parë të punës e cila lidhet me ofrimin e fakteve paraprake dhe se objekti i hetimit te 16 kompanitë ka qenë importi dhe shitja me pakicë.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se 14 kompani të derivateve kanë marrë raportet nga AAK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre të cilat janë duke i trajtuar.

“Prej 16 kompanive rezulton se vetëm 14 kanë edhe importe të derivateve dhe shesin me pakicë ndërsa dy nuk kanë objekte të shitjes me pakicë. Këto 14 kompani kanë marrë raportet nga AAK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre të cilat ne jemi duke i trajtuar mirëpo analiza e cila është bërë të këto kompani tregon se në periudhën që ka qenë objekt i hetimit e që është viti 2018, por është krahasuar ve dhe viti 2017 se në çfarë forme kanë ofruar përcaktimin e çmimeve”, tha Imeri.

Imeri ka paraqitur një grafikë në bazë të të cilës shihet se si këto kompani kanë luajtur me çmimin e derivateve pavarësisht se në berëz çmimi ka qenë më i ultë.

“Në këtë grafikë mund të shihet se si kompanitë e derivateve, janë dy grafe që paraqesin çmimin blerës të berëzës dhe çmimin shitës me pakicë për konsumatorët. Për 10 muaj, prej janarit deri në tetor e kemi një trend përafërsisht të njëjtë, përcillet çmimi i berëzës, përcillet edhe me çmimet e shitjes me pakicë. Ndërsa në muajin nëntor dhe dhjetor ne kemi ardh në përfundim se ka pasë marrëveshje për caktimin e çmimeve dhe për vendosjen e çmimeve të cilat pastaj kanë bë çrregullime dhe kanë ofruar marzha që nuk janë në linjë të njëjtë me 10 muajt e vitit paraprak”.

E, në rast se kjo praktikë do të kishte vazhduar, ai thotë se do të kishte rritje të çmimit pavarësisht uljes së çmimit në berëz.

“Po të kish vazhduar kjo praktikë e bashkërenduar ne do të ishim në një situatë që rënia e vazhdueshme e çmimin në berzë është shoqëruar me rritjen e vazhdueshme të çmimit që do të ishte një rast i kundërt në aspektin e konkurrencës së drejtë, kompanitë kanë sjellë edhe faktet ose pretendimet e tyre se nuk kanë pasur marrëveshje të bashkërenduar. Ne jemi duke i analizuar pas kësaj faze, pas analizës së këtyre fakteve që i kanë ofruar ne ofrojmë mundësinë që të ketë afat shtesë për ato që janë vonuar. Organizimi i seancave dëgjimore në të cilën ne si Autoritet i prezantojmë faktet dhe analizat që i kemi bë”, tha ai për Ekonomia Online.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës(AKK)  ditë më parë tregoi se si kompanitë e derivateve kishin kurdisur çmimet e që sipas tyre fitimi i ndërmarrjeve ka shkuar deri 135 për qind.

Asnjë koment

Comments are closed.