Kurti: Do ta çoj Thaçin në Gjykatë Kushtetuese
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thirrur mediat në orën 20:30, i cili ka komentuar takimin e presidentit me krerët e subjekteve politike.
Ai ka thënë se me këto veprime presidenti bëri shkelje dhe do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.
Është e qartë që këtë mundësi presidentit ilegalisht ia kanë dhënë krerët e LDK-së, që me vullnet braktisën çdo gjalë të thënë e të dhënë, ndaj nesh e qytetarëve.
Kështu në mes të pandemisë u organizuara komplot kundër sigurisë të shëndetit publik duke orkestruar në fillim mocionin e mosbesimit.
Presidenti vazhdon të thirret në dispozita dhe aktgjykime për veprime që janë në kundërshtim me nenet kushtetuese duke iu referuar atyre,duket se ai dhe stafi i tij s’i kanë lexuar mjaftueshëm ato, apo mase s’i kanë kuptuar.”, tha ai./Indeksonline