24-11-2024

Kurti: Do të ketë konfiskim të pasurisë së paligjshme

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, pas zgjedhjeve dhe shpalljes së fitores, paralajmëroi ata që kanë krijuar pasuri të paligjshme të mos ndihen rehat.

I pyetur nëse duhet të ndjehen të trembur oligarkët, në një intervistë për Top-Channel,  ai tha se sa i përket pjesës jolegjitime te biznesit të tyre, ajo do të marrë fund dhe të kthehet në buxhetin e vendit.

“Do të ketë luftë jo vetëm kundër krimit e korrupsionit, por edhe konfiskim të pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme. Kjo është e domosdoshme”, tha Kurti përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.