22-05-2025

Kurti e Hamza mbrëmë e shikuan bashkë finalen, fotografitë tregojnë çfarë ndodhi në prapaskenë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shikuar mbrëmë bashkë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll me kundërkandidatin e tij të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Ata dy bashkë pas ndeshjes u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për këtë ndeshje.

“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe Kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, shkroi iniciativa që çoi ushqimin atje.

 

Ajo ka shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.

Asnjë koment

Comments are closed.