15-02-2025

Kurti e Osmani ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit, nuk përshëndeten pas fjalimit të JD Vance në Mynih

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Të tre liderët nga Kosova të premten kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, por duket se raportet e Kurtit dhe Qeverisë së tij vazhdojnë të jenë të ftohta me Osmanin,

Kurti e Gërvalla nuk përshëndeten me presidenten Osmani pas përfundimit të fjalimit të zëvendëspresidentit Vance.

Në video nga minuta e 19:32 shihet se si liderët kosovarë pasi ngriten nga karriget e tyre nuk komunikojnë fare mes vete.

Në video nga minuta e 19:32 shihet se si Kurti e Gërvalla dhe Osmani pasi ngriten nga karriget e tyre nuk komunikojnë e as nuk përshëndeten mes vete.

Madje, në një moment, Kurti e Osmani shihen me shpinë të kthyer ndaj njëri-tjetrit.

Asnjë koment

Comments are closed.