Kurti: E pranuam propozimin europian, së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar edhe në rrjete sociale pas përfundimit të takimit në Bruksel.
Kurti në Twitter ka thënë se të dy palët janë pajtuar për planin evropian.
“Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin
Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm”, shkroi ai.
Takimi tjetër në mes të palëve do të mbahet më 18 mars në Maqedoni të Veriut. /IO