29-12-2025

Kurti falënderon për mbështetjen, fitorja e Vetëvendosjes historike

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të fushatës dhe rezultateve preliminare të zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.


Kurti ka theksuar se gjatë dhjetë ditëve të fushatës ka zhvilluar qindra takime dhe tubime anembanë vendit, ku, sipas tij, është pritur me ngrohtësi dhe besim nga dhjetëra mijëra qytetarë.

“Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. U angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj”, ka shkruar Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.