07-09-2025

Kurti: Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës

Kreu i VV-së tha se Gjykata Kushtetuese “pa asnjë arsye” ka vendosur pezullimin, duke e krahasuar madje masën me një vendim imagjinar mjekësor për gjyqtarët. Sipas tij, vendimi është “absurd dhe i dëmshëm” dhe përbën vonesë të qëllimshme në proceset shtetërore.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Mëqe tash u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsysheshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjajshëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshoj një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmën dilemë që e kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.


Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës. Është shumë absurd dhe shumë e dëmshme. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita”, – deklaroi Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.