Kurti godet sistemin e drejtësisë: Nuk po don të reformohet, Prokuroria duhet të zbardhë rastin e Astrit Deharit
Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me qeverisjen e deritashme të Qeverisë Kurti.
Kryeministri Kurti ka vazhduar me ‘goditje’ ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ato nuk po dëshirojnë të reformohen.
Ai ka kërkuar që Prokuroria ta zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, teksa ka akuzuar kryeprokurorin Blerim Isufaj.
“Qeveria e Kosovë nuk mund ta bëjë edhe Prokurorinë edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të 2016, Astrit Deharin. Por, Prokuroria nuk është e reformuar, ne vitin e ardhshëm bëjmë katër vjet në qeverisje, por KPK është e njëjta. Aty në krye dhe më tutje me ndikim dhe funksion është Blerim Isufaj i cili vrasjen e Dino Hasanaj e shndërroi në vetëvrasje e vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërroi në vrasje.
Edhe në krye të Gjykatës Kushtetuese edhe në krye të Prokurorisë së Shtetit janë njerëzit e njëjtë. Për qata s’po dalin në zgjedhje në popull, se e kishin marrë vesh mandej se çka mendon populli për ta, prandaj ka edhe këtë ngecje. Prandaj edhe ne kemi propozuar e jemi angazhuar e kemi miratuar fillimin e vetingut, por sërish edhe këto iniciativa për reformimin e sistemit të drejtësisë po përfundojnë në sistemin e drejtësisë i cili s’po don me u reformu”, deklaroi ai.