25-11-2025

Kurti jep lajmin e mirë, nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave me rritjen prej 50%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave me rritje për nënat që marrin shtesa për fëmijë.

”Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Pra:- një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;- një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;- një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.” ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka uruar të gjithë fëmijët që t’i gëzojnë me shëndet.

Asnjë koment

Comments are closed.