23-11-2024

Kurti ka edhe 2 ditë afat për shqyrtimin ose pranimin e ofertës së LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë vetëm deri të dielën që të të reflektojë, karshi ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë ultimatum lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dhënë LVV që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për koalicion ose të tërhiqet.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që brenda këtij afati LVV-ja ta shqyrtojë edhe një herë propozimin e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryepar- lamentarit dhe dorëzimin e këtij posti te LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit.

Madje këtë ia ka rikujtuar edhe gjatë ditës së djeshme, Gazmend Muhaxheri nga LDK.

“Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca e lartë tregon, mendoj unë, se mesazhi është i qartë. Zgjedhje nuk duhet të ketë dhe të gjendet zgjidhje. Pra në orët në vazhdim të shohim a do të ketë lëvizje”, tha Muhaxheri./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.