27-07-2025

Kurti: Kri*minelët në veri s’janë më të lirë – janë në burg ose në Serbi, drejtësia po vihet në vend

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot, se pas shumë vitesh drejtësia po fillon të vihet në vend për dy nga ngjarjet më të rënda që kanë goditur institucionet e sigurisë në vend.

Ai tha se 14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, institucionet kanë ndërmarrë hapa për zbardhjen e rasteve dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

“ 14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, këtyre dy heronjve të Kosovës, në veriun e Kosovës të gjithë kriminelët që dikur sundonin dhe përfitonin ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë”, tha Kurti.


Asnjë koment

Comments are closed.