Kurti: Ky mandat është për siguri dhe mbrojtje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në këtë mandat dëshiron që të investojë.
Në një intervistë për gazeta zvicerane NZZ, ai ka thënë se këtë mandat e fillon me “një përgjegjësi të jashtëzakonshme”.

“Ne kemi arritur fitoren tonë më të madhe zgjedhore deri më tani. Ndihem i mbështetur nga një përkrahje e jashtëzakonshme e popullit. Por me këtë për mua fillon edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ky mandat është, nga njëra anë, një mandat për siguri dhe mbrojtje – nga ana tjetër, dua të investoj” – u shpreh ai.


