24-11-2024

Kurti: Marrëdhënia e Kosovës me Turqinë është e thellë, historike dhe kulturore

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu/Zeytinburnu Kültür Merkezi”.

Para të pranishmëve, ai potencoi se marrëdhënia e Kosovës me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie historike dhe kulturore.

“Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, tha më tej kryeministri Kurti, ka transmetuar Zyra e Kryeminisrit.

Vizita e kryeministrit Kurti nesër do të pasohet nga pjesëmarrja në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja.

Lexo edhe:

BIK tregon numrin e besimtarëve që janë nisur për Haxh, mesin e tyre edhe një 13-vjeçar

 

Asnjë koment

Comments are closed.