20-06-2025

Kurti mirëpriti grupin punues ndërshtetëror për rrugën Prizren-Tetovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot anëtarët e grupit punues ndërshtetëror për rrugën Prizren-Tetovë, së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, persona duke studiuar, tabelë dhe brenda
“Ky grup është në kuadër të mekanizmit të përbashkët teknik të krijuar ndërmjet dy shteteve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, lidhjen rrugore Prizren-Tetovë.

Takimi i sotëm shënon hap konkret drejt zbatimit të këtij projekti strategjik, i cili ka qenë pjesë e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet dy vendeve.

Në takim u dha njoftimi se brenda një periudhë të shkurtër, pala e Maqedonisë së Veriut do të sigurojnë detyrën projektuese për segmentin Tetovë-Prizren, një zhvillim ky kyç që i hap rrugë hartimit të projektit dhe përgatitjes së standardeve të ndërtimit”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo edhe:

Prizren: Vetëvendosje me aksion simbolik para selisë së Totajt: “Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”

Asnjë koment

Comments are closed.