Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Kurti: Nesër nisem për Paris, mund të kem takim me Vuçiqin (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nëser do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Ai tha se gjatë kësaj vizite, pritet të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.+
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se janë dy propozime në tavolinë, një i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i preznatuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, që sipas tij, e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.