Kurti nuk e ka në agjendë asnjë takim me Thaçin, pavarësisht tri orareve të propozuara nga presidenti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti, duke ia lënë të hapura tri opsione, siç kanë raportuar mediat, në orën 10:00, 11:00 ose në orën 12:00. Por, në agjendën e kryeministrit sot, nuk përfshihet një takim i tillë me presidentin Thaçi.
Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit për takim para dy ditësh duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje por vetëm si kryeministër.
“Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, atëherë thash le t’i mbajë një herë ato takime me liderë partish dhe takohemi si krerë të institucioneve. Pra, unë jam për takim e për bashkëpunim, por jo në atë ditë dhe jo ashtu”, kishte deklaruar Kurti.
Ndërsa në agjendën e kryeministrit sot, parashihen vetëm dy takime të tjera: