Kurti për Limajn: I kam bërë ofertë konkrete për bashkëqeverisje, bisedimet s’janë finalizuara0
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se i ka bërë “ofertë konkrete për bashkëqeverisje”, Fatmir Limajt të Nismës Socialdemokrate.
“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike, LVV dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman”.
“Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në menytë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezultate finale mund të flasim”, tha ai.