Kurti përkujton 28-vjetorin e protestave të studentëve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 28-vjetorin e protestave të studentëve.
Kurti në Facebook ka shkruar se më 1 tetor të vitit 1997, pas gjashtë vjetësh të kaluar pa protesta dhe demonstrata, mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan protestës paqësore të thirrur nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Prishtinës, kundër shtypjes dhunës dhe segregimit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.