Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur pak më parë ka premtuar se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë rrogë të 13-të.
 
				               	
				               	
				               	
“Ashtu siç e parasheh ligji për financave publike brenda afati ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit ehe ky buxhet do të ketë shumë risi. Kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Ku një e katërta apo rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13 për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon së paku 12 muaj, në Qeverinë tonë ë fund të vitit do të mund ta përfitojë edhe pagën e 13-të”, tha ai, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu ai tha se me këtë buxhet rriten edhe pensione, dhe shtesat për lehona.
 
				             
				             

 
						 