Kurti takohet me Ramën e Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
Kurti tha se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.
“Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, shkroi Kurti.
Takimi në mes Kurtit, Ramës e Taravarit u mbajt në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së.