23-11-2024

Kurti takon liderët evropiane në Paris

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysee.

Gjatë kësaj pritje, Kurti ka thënë se ka pasur shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe parterë të rëndësishëm të botës demokratike.

Në fotografitë që ka publikuar, ai shihet se është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e liderë të tjerë.

“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée.  Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të ekipit të Kosovës që po merr pjesë në Lojërat Olimpike, ceremonia hapëse e të cilave është mbajtur dje. Atje ndodhet edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Asnjë koment

Comments are closed.