29-01-2026

Kurti tallet me qytetarë: Temperaturat në dhoma i kemi dukshëm më të larta se ç’është normale

Kompania për furnizim me energji elektrike, KESCO, i ka dorëzuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) një kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike me 21.3 për qind për vitin 2026.

Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për situatën e konsumit të energjisë në Kosovë, duke theksuar se qytetarët duan të kenë dhomat më të nxehta sesa duhet.

Gjatë një vizite në Innovation Centre Kosovo, Kurti mbajti një fjalim ku ndër të tjera foli edhe për energjinë. Ai tha se temperaturat nëpër dhoma janë dukshëm më të larta sesa normalja.


“Duhe me menaxhu faktin se po ngrohemi me rrymë tepër shumë. Përveç asaj që ne ngrohemi me rrymë, ne ngrohemi shumë me rrymë. Temperaturat në dhoma i kemi dukshëm më të larta se ç’është normale. Kena qef nxehtë. Sa i përket konsumit neve na duhet me menaxhu ngrohjen”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.