Kurti thotë se në takim u vendos një kushtëzim i rëndë për Kosovën, “godet” Lajçakun!
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit të Brukselit me përfaqësuesit e BE-së dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Është për të ardhur keq që Lajcak e ka pranuar një kushtëzim të tillë. Ky pranim e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues. Unë nuk mund ta cenoj Kosovën. Përmbajtja është kushtëzim. Ne kemi bërë një propozim. Por aty shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirohet dialogu”, transmeton Indeksonline
“Në këtë takim të nivelit të lartë unë kam propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve. Propozimin se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike do t’ua shpërndaj juve(gazetarëve).
“Pala tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim. Takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis pasi nuk mundet të ketë propozim me kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova propozimin e Serbisë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që ta sjellin. Pas përfundimit të takimit ma dhanë një 2 faqesh (anglisht dhe serbishte me qirilic) ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacion i Komunave para dhjetë vjete e tani eventualisht të zbatohem arrëvehsje e tanishme.
Nuk jemi në prillin e vitit 2013 ku në dhomë ndodheshin Ashton dhe kryeministrat e asaj kohe Thaci-Dacic”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/