26-11-2024

Kurti tregon çka u morën vesh me Isa Mustafën për koalicionin qeverisës

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është takuar sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ku kanë diskutuar rreth procesit zgjedhor dhe arritjes së një marrëveshje ndërmjet tyre për krijimin e qeverise së re.

Sipas, Kurtit nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit do të finalizohet menjëherë  pasi të certifikimit të rezultateve përfundimtarë, si dhe pritet qe kjo marrëveshje të përfundoj javën e ardhshme.

“Patem një takim konstruktiv me kryetarin e LDK me që rast në të njëjtë kohe kishim edhe takimin e grupeve punese që po e harmonizojnë këtë program të ardhshme qeverisës. Ne diskutimin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orës pas certifikimeve të rezultateve shpresojmë dhe besoj në jave e ardhshme do të takohemi në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katërt ditëve”, ka thënë Kurti

Tutje, Kurti ka shtuar se Mustafa ka dhënë një përgjigje pozitive tashmë për finalizimin e marrëveshjen në mënyrë që të krijohet qeveria.

“Me që rast ftesa ime dhe përgjigja pozitave e kryetarit Mustafa është tashme e dhënë  që një ore pas certifikimit do të takohemi brenda 72 orëve që ta bëjmë qeverinë e ardhshme , ndërkohë do të vazhdojnë takimet ndërmjet grupeve punuese për harmanizimin e grupeve punës, i cili deri në këto qaste i ka neto 26 faqe tekst dhe kemi dëshmuar një kulture të re qeverisëse”, ka thënë Kurti./Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.