Kush është autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, zbulohet identiteti i tij
Azgan Mernica dyshohet se ka privuar nga jeta ditën e sotme policin në fshatin Bletëz në Fier.
23-vjeçari dyshohet se vrau në mes të ditës Novruz Cenalinë.
Forca të shumta policie janë venë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se ka braktisur makinën tip “Audi” me të cilën u largua.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Top Channel ka siguruar foton e autorit të dyshuar.