Bujar Gallopeni i njohur në këtë qytet si “Koba”, ka hedhur votën e tij në gjimnazin “Jeta e Re”, njofton Klan Kosova.
Ai ishte i shoqëruar nga vëllai i tij i cili tha se pret më shumë nga këto zgjedhje për njerëz me sindromën Down.
Ndryshe, deri në orën 11:00 në këtë qendër e cila është më e madhja në Suharekë, kanë dalë vetëm 8.92% e qytetarëve por sipas menaxherit të kësaj qendre, numri pritet të rritet.