Kush janë personat që zgjodhën të jenë të fundit në listë për deputetë?
Partitë politike në Kosovë sot kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përveç Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, e cila ka 60 kandidatë për deputetë, LVV, PDK dhe LDK, kanë 110 kandidatë që synojnë të sigurojnë ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas listave, në LVV me numrin 110 është Salih Zyba, në PDK Donjet Bislimi, në LDK Fitim Havolli dhe në AAK Isuf Ahmeti.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka publikuar listën. Kryetari Fatmir Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’e kanë vendosur për renditje.
“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera”, tha Limaj në Kanal 10.