Kush janë “spidermanët” e Pejës që po bëjnë kërdi me vjedhje e plaçkitje
Numri i rasteve penale në komunën e Pejës është rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Si rrjedhojë, numri i vjedhjeve të rënda ka patur rritje të madhe në javët e fundit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë dy persona të moshës rinore që dyshohet se qëndrojnë prapa vjedhjeve që kanë ndodhur në ditët e para të vitit 2022.
Viktima të vjedhjeve kanë qenë biznese të ndryshme. Pronarë të kafiterive, butiqe, një frizer, madje edhe një këpuctar kanë qenë disa nga viktimat që kanë lajmëruar për vjedhje të ndryshme në Pejë ditëve të fundit.
Dy personat në fjalë dyshohen se kanë tentuar të thyejn sefin e një argjendarie në Pejë duke tentuar ta hapnin atë në pikë të ditës.
Të njëjtit dyshohen se kanë arritur të depërtojnë përmes kulmit të katit të tretë të një shtëpie afër qendrës zejtare. Ata janë futur në shtëpinë e një gruaje e cila jeton e vetme dhe kanë kryer vjedhje.
Indeksonline mëson se policia po heton të gjitha pistat dhe po bën gjithçka për kapjen e hajdutëve që kanë terrorizuar Pejën ditëve të fundit./Indeksonline/