Kush po kujdeset për fëmijët e Badallit, i dyshuar se shkaktoi vdekjen e një polici në Zhur?
E djegur dhe e shkatërruar plotësisht. Këtë pamje, ka shtëpia e Iran Badallit, ku natën e 28 janarit, shpërtheu një sasi eksplozivi, që la të vdekur një polic të Kosovës.
Në oborrin e saj, kanë mbetur lodrat dhe rrobat e dy fëmijëve, që po atë natë, në mungesë të nënës i kërkuan Policisë së Kosovës ndihmë.
Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës janë ende në fazën e hetimit për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Thirrja që Policia e Kosovës kishin marrë nga fëmijët e të dyshuarit, i solli shpejtë në Zhur.
Por, fatkeqësisht, aksioni nuk përfundoi siç pritej.
Nga, i njëjti vdiq një polic, u plagosën dy të tjerë, ndërsa edhe njëri fëmijë i të dyshuarit që gjendej në katin e parë të shtëpisë, mbeti i lënduar.
https://video.gjirafa.com/femijet-e-iron-badallit-nen-perkudesje-te-qendres-sociale