Kushti i LDK-së për kryeministrin? Hamza: Ende s’kemi diçka të tillë në tavolinë, por PDK është e dyta
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar spekulimet e fundit për kushtin e mundshëm të LDK-së për të marrë pozitën e kryeministrit në një qeveri të mundshme opozitare.
Hamza ka theksuar se deri tani nuk ka filluar ndonjë diskutim për një propozim të tillë.
Ai ka theksuar se PDK ka dalë e dyta në zgjedhjet e fundit dhe se, sipas tij, radha është e qartë për formimin e qeverisë.
“PDK e ka bërë të qartë gjatë gjithë procesit para zgjedhor dhe fushatës. E vlerësoj shumë votën e qytetarëve. Megjithatë renditja është e qartë, PDK është e dyta, me 24 deputetë. Radha dihet, dhe mbi bazën e kësaj do diskutojmë”, ka thënë Hamza.