Kuvendari Alush Shala tërhiqet nga Komiteti për Politikë e Financa i KK-së
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Alush Shala është tërhequr nga Komiteti për Politikë e Financa, që vepron në kuadër të KK-së.
“Nuk kam ndonjë koordinim të duhur aty, prandaj edhe dua të tërhiqem”, ka deklaruar ai, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së. /GazetaePrizrenit.net