Kuvendari Baldedaj kritikon Haskukën për lejimin e “krimit” në ndërtimet e larta
Shefi i kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka kritikuar pushtetin e Mytaher Haskukës, duke thënë se në Prizren po lulëzon krimi i ndërtimeve të larta.
Ai ndër të tjera ka shkruar në profilin e tij në “facebook”:
“Mytaher Haskuka dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e koalicionit lëshojnë leje në hapësirat ku nuk ka as plan rregullativ, lejon ndërtime 9 katëshe ku nuk ka të drejtë të jap as leje. Edhe më larg shkon ky pushtet sa lejon ndërrimin e pronës në qendër të qytetit pa vendim të Kuvendit Komunal.
Edhe më keq në këtë pazar nuk përfiton Komuna e Prizrenit. Nga ndërrimi ilegal i parcelës por përfitojnë dy tre persona, ndërsa ka një vendim të Gjykatës për të cilin përfaqësuesi ligjor i Komunës fare nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi. E kemi duke u ndërtuar një hotel afër kufirit dhe afër autostradës, që veç me kushte urbanistike.
Mytaher Haskuka dhe vartësit e tij po sillen sikur qyteti i Prizrenit të ishte pashallëk i tyre,prandaj e ftoj prokurorinë që t’i hetojë të gjitha këto raste dhe ta ndalojë keqqeverisjen”, ka shkruar Baldedaj”./GazetaePrizrenit.net