25-11-2024

Kuvendari Çesko kërkon uljen e çmimit të biletave për dy kategori, në urbanët e Prizrenit

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga radhët e partisë KDT, Cengiz Çesko ka kërkuar uljen e çmimit të biletave ose heqjen e tërësishme të pagesës për nxënës dhe pensionistë, gjatë udhëtimit me autobusë urban, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ai në mbledhjen e fundit të KK-së, kërkoi nga komuna që të veprojë në këtë drejtim, me qëllim të përkrahjes së këtyre kategorive të ndjeshme, sikur veprohet në shumë vende të Evropës.

“Çmimi i biletës është mirë të hiqet ose duhet të ulet në 30 cent për nxënës dhe pensionistë në autobusë urban”, ka thënë Çesko.

Imazh i ngjashëm

Ndryshe, çmimi aktual për një drejtim në autobusët urban që qarkullojnë në Prizren, pa dallim është  50 cent. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.