24-11-2024

Kuvendari Gashi: Ura e Gurit në gjendje të keqe, kundërmon aromë e keqe

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Vetëvendosje! Ilir Gashi ka vlerësuar se Ura e Gurit është në gjendje të keqe për shkak të kundërmimit të aromës së keqe, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ai gjatë mbledhjes së sotme të KK-së tha se kjo ndodh për shkak se mjediset përreth saj, shfrytëzohen për tualet. Nëse nuk veprohet, Gashi tha se atëherë kjo pjesë do të shndërrohet në WC publike.

Asnjë koment

Comments are closed.