22-11-2024

Kuvendari Hoxhaj kërkon më shumë sinjalistikë tek shkollat

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga LDK, Petrit Hoxha në mbledhjen e sotme ka kërkuar nga Drejtoria për Shërbime Publike, shtrirjen e sinjalistikës në afërsi të shkollave, sidomos me këto nënvizimet e vendkalimeve me ngjyra për këmbësorë.

“Ajo që është bërë te gjimnazi, duhet të aplikohet tek të gjitha shkollat dhe kjo për të rritur vëmendjen, në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente trafiku”, tha ai. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.