24-11-2024

Kuvendari i LDK-së, Hoxha i kundërpërgjigjet Nismës: Iku “Pronto 1” dhe erdhi “Pronto 2”

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxha i është kundërpërgjigjur degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, duke thënë se ai asnjëherë nuk do të hesht para degradimit të institucioneve, të cilat po udhëhiqen nga ky subjekt, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndryshe, në një komunikatë, Nisma sot e ka akuzuar Hoxhën se me mish e me shpirt ka punuar që ndryshimi të mos ndodh në Prizren, duke i shërbyer siç ka thënë përfaqësuesit të klanit Pronto.

Reagimi i tij i plotë:

“Duke lexuar reagimin e NISMES Socialdemokrate, ku ndër të tjera, lakojnë edhe emrin tim, e shoh të rrugës dhe të arsyeshme që këtë subjekti politik ta paralajmëroj dhe t’i them se asnjëherë nuk do të solidarizohem me të keqen dhe asnjëherë nuk do te rreshti që ta ngris zërin që Nisma Socialdemokratike me drejtorët e vetë t’i degradoj institucionet me të cilat udhëheqin.

Për fatin e keq, Nisma Socialdemokrate, tenton që edhe fjalën e qytetarit, sigurisht po edhe të Asambleistëve të mundohet ta ndaloj. Eshtë për keqardhje, që nga dita ime si fitues i mandatit të Anëtarit të Kuvendit Komunal, në çdo mbledhje të Asamblesë Komunale, atakimi më i madh është në drejtim të drejtorëve të ardhur nga subjekti i Nismës.

Kjo për fat të keq është si rezultat i katrahurës që po mbretëron në Drejtorinë e Arsimit, mos të flasik edhe për Drejtorin e cila mund të jetë gjithçka tjetër por jo edhe Drejtori e Kulturës, si dhe zërin e shterrur të Asambleistëve, vetëm presin se kush ofron tekst me lexu në Asamble.

E kur flasim për futbollin dhe sportin, nga taksapaguesit e qytetarëve pranon mbi 200 mijë Euro në vit dhe ne nuk “mund” të rreshtim përpara këtij krimi modern të cilët aty ku e la klani “pronto” është duke e vazhduar klani “pronto2” ( lexo; pronto n’katror ).

Mendimi i shefit të grupit parlamentar të LDK-së, z. Hodaj, i cili thotë se tekstin nuk e ka shkruar Nisma për faktin se nuk buron nga dija e tyre, e mbështes sepse këtë e ka shkruar dikush i cili ka përfituar në LDK e sot aktualisht nuk është në qendër të vëmendjes.
Mbes me shpresë në ndryshime pozitive, unë si i zgjedhur i qytetarëve të Prizrenit.

I bëjë thirrje publike edhe të parit të qytetit, prej të cilit kemi kërkuar dhe ja kemi besuar ndryshimin por ndryshimin pozitiv që Institucionet të kalojnë apo të transferohen nga “kapja” në ç’kapje e jo në super kapje. Një tjetër keqardhje është që çdo punësim po ndodh në Restaurant e jo në Institucione.Kaq për këtë çështje!”, ka shkruar kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj. /GazetaPrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.