Kuvendari Ilir Baldedaj: Zyrtarët prizrenas përdorën veturë zyrtare në fushatë
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) nga radhët e AAK-së, Ilir Baldedaj ka kritikuar zyrtarët komunal të Prizrenit, për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare në fushatë.
Në një postim në “facebook” ai ka dhënë se kjo ka ndodhur në fshatin Hoqë.
Postimi i plotë i Baldedajt:
Mashtrim i radhës nga turisti gjoja që nuk do të përdorë veturë zyrtare për fushata.
Sot Hoqa e qytetit i demanton.
Në hoqë të qytetit shkuan më makinë zyrtare.
Genjshtar e mashtrues e kemi turistin…