22-11-2024

Kuvendari Ilir Gashi reagon për gjendjen në qendrën e Prizrenit

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes,  Ilir Gashi, përmes një postimi ka reaguar për siç ka thënë, ndaj gjendjes në qendrën e qytetit “Shatërvan”, ndërsa ka pyetur: A ka Komuna Inspektorat apo janë në pushim?!

Postimi i tij i plotë:

Sheshi “Shadërvan”, pika më atraktive turistike e Prizrenit, i mbrojtur me ligj të veçantë, por megjithatë është kthyer në zonën ku gati fare nuk respektohet ligji:
○Hapësirat e uzurpuara,
○Qarkullimi i vështirësuar i vizitorëve,
○Zëri i lartë i muzikës nga lokalet (mbi 70db),
○Qarkullimi i motoçikletave dhe trotinetave elektronike,
○Lypësarët e shumtë,
○Darabukaxhinjtë,
○Tymi i restoranteve,
○Veturat e parkuara, etj.etj.
Komuna e Prizrenit, a keni Inspektorat apo janë në pushim?!
Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.