Kuvendari Islam Ukimeri pyet kryetarin Haskuka nëse po ndërhyn në Zyrën e prokurimit
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri, në seancën e sotme të KK-së, pyeti kryetarin e Komunës, Myaher Haskuka, si ka “dështuar në vënien e dy gurthemeleve të vëna me plot shkelje ligjore dhe pa leje”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Ukimeri, i cili për herë të parë sot është bërë pjesë e KK-së, ka thënë se konkretisht bëhet fjalë për shkollën e muzikës dhe për pishinën olimpike.
“Kërkoj nga ju zyrtarisht përgjigje me shkrim, se a kanë leje këto dy projekte, apo janë të nisura ilegalisht dhe pa asnjë procedurë ligjore?”, tha ai.
Ukimeri po ashtu ka pyetur Haskukën nëse është e vërtetë se ka ndërhyrë në Zyrën e prokurimit, në disa raste, “në zyrë do të duhej të ishte jo-politike dhe zyrë e pavarur”./GazetaePrizrenit.net