24-11-2024

Kuvendari Krasniqi kritikon Drejtorinë e Kulturës për përkrahjen materiale të individëve e organizatave  joqeveritare

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Simir Krasniqi ka kritikuar Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në përkrahjen materiale të dhënë për individë e organizata joqeveritare, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Në listën e përfituesve është thënë se vendimi është i komisionit, por duket se është vendosur pa kriter për përzgjedhjen e tyre, pasi përfitues janë OJQ, klube, shoqata e individë të cilët nuk i kanë përfunduar punët ndaj Komunës”, tha ai.

Krasniqi gjatë mbledhjes së sotme të KK-së pyeti se përse janë dhënë vetëm emrat e përfituesve, por jo edhe shuma e dhënë .

“Çfarë transparencë është kjo?”, pyeti ai./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.