Kuvendari Shukri Quni dhe tre anëtarët e kryesisë së Degës së PDK-së pritet të kalojnë në NISMA
Katër anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren, të cilët ditë më parë dhanë dorëheqje nga të gjitha postet zyrtare të kësaj partie, pritet të kalojnë në Nisma, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) Shukri Quni, pastaj Naser Berisha, Sherif Krasniqi dhe Hajrim Qengaj, pritet që sot t’i bashkohen Nismës Socialdemokrate (NS).
Këtë e konfirmuar për portalin “Gazeta e Prizrenit” kryetari i degës së NS në Prizren, Zafir Berisha.
Nga ata që pritet të aderojnë zyrtarisht e ka konfirmuar edhe Naser Berisha.
Nisma Socialdemokrate-Dega në Prizren, sot në orën 14:00 do të mbajë konferencë për shtyp, të parën e këtij viti, në të cilën është thënë se pos tjerash do të prezantohen edhe disa aderime të reja.
Me këtë rast në Prizrenit, pritet të jetë edhe kryetari i NS, Fatmir Limaj./GazetaePrizrenit.net