07-07-2025

Kuvendari Sokoli: Auditimi konfirmon shkeljet, Komuna e Prizrenit ndau subvencione në mënyrë të kundërligjshme

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga LVV, Selman Sokoli, njoftoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar ndarje të kundërligjshme të subvencioneve nga Komuna e Prizrenit.

Përmes profilit në ‘Facebook’ , ai publikoi se një organizatë joqeveritare ka përfituar tri herë subvencione: një herë nga drejtoritë përkatëse, në kundërshtim me ligjin, dhe dy herë të tjera drejtpërdrejt nga kryetari Shaqir Totaj, pa shpallje publike.

“Ekskluzive: Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka konfirmuar – Komuna e Prizrenit ka ndarë subvencione në mënyrë kundërligjore. Në një rast, një OJQ ka përfituar tri herë subvencione, një herë nga drejtoritë përkatëse në kundërshtim me ligjin, dhe dy drejtpërdrejt nga kryetari Shaqir Totaj, pa asnjë shpallje publike. Në bazë të ligjit, një OJQ merrë subvencione njëherë në vitë nga një institucion, Komuna e Prizrenit në këtë rast”, ka shkruar nder tjera ai.

Asnjë koment

Comments are closed.