Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Dafina Alishani, e ka kritikuar Komunën për nënshkrimin e kontratës për mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve të objekteve shëndetësore me vlerë 155 mijë euro.
Me këtë rast, përmes një postimi në “facebook” ajo ka kujtuar se Komuna ka kontratë 3 vjeçare me ‘Caritas-in’, ku njëri ndër shërbimet është edhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore.
Duke ju referuar kryetarit të Komunës, Totaj, ndër tjera ka shkruar se “Po ashtu talent, ke marrë vendim që të bëhet hapja e tenderit për pastrimin e thellë apo gjeneral të objekteve shëndetësore, gjë që e lejon edhe me këtë të bëhet ky shërbim. (Vendimi i publikuar më datë 27.09.2022). Pse ke nevojë me i shpenzu edhe 155.000.00 Euro kot?
Postimi i plotë i saj:
Qeverisja e PDK së në Prizren sot e ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve të objekteve shëndetësore me vlerë 155.000.00 Euro.
Një menaxher i mirë i performancës do duhej ti di resurset që i ka dhe ta menaxhoj punën me ato.
Talent Totaj, për informatën tuaj:
Në shëndetësi janë 45 persona staf teknik të cilët mund ta kryejnë këtë shërbim.
Komuna ka kontratë 3 vjeqare me Caritas-in ku një ndër shërbimet që duhet mirren është edhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore. E nënshkruar me 24.08.2022, valide deri më 23.08.2025
Komuna ka tender aktive e cila lejon me ble pajisje jomedicionale. Pra mund të bëhet blerja e pajisjeve për pastrimin e oborreve dhe ta kryejnë shërbimin përmes stafit të drejtorisë së shëndetësisë.
Po ashtu talent, ke marrë vendim që të bëhet hapja e tenderit për pastrimin e thellë apo gjeneral të objekteve shëndetësore, gjë që e lejon edhe me këtë të bëhet ky shërbim. (Vendimi i publikuar më datë 27.09.2022).
Pse ke nevoj me i shpenzu edhe 155.000.00 Euro kot?
Ky tender qartë tregon qëllimin e PDK-së dhe AAK-së dhe prioritetet e kësaj mendësie.
Sa më shumë tendera aq më shumë para për dosta.
Shëndetësia duhej ti kishte prioritet shërbimet që i prek qytetarët, jo oborret të cilët ju shërbejnë për hajni.
Deri tani nuk kam pa që ndonjë qytetar që është ankuar se pse nuk ka trëndafila në oborre të QKMF, por është ankuar për mungesë të shërbimeve o talent.
Fytyra e vërtetë e juaj është kjo! Prioritet nuk e keni qytetarin.