24-11-2024

Kuvendarja Alishani-Totajt: Pozitat vijnë e shkojnë “Arpagjik’t” gjithmonë i ke në Prizren

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Dafina Alishani, e ka kritikuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, lidhur me deklaratat e tij për grupin e simpatizuesve të qytetit të njohur si “Arpagjikët”.

Me këtë rast, përmes një postimi në “facebook” ajo ia ka kujtuar Totajt borxhet prej 200 mijë euro të klubit, ndërsa ka ironizuar me “Rritu pak se nuk të ka hije kjo sjellje aspak”.

Postimi i Alishanit:

“Tifozët janë tifozë” por edhe dështimi është dështim o kryetar.
Sa ke kryetar i klubit la borxhe 200 mijë euro, e as kontributet nuk i kishe paguar për lojtarët, e tash kur si kryetar komune i fute hund në klub ku prap ja solle fundin klubit me borxhe pse nuk po i përmend edhe këto? 😏
Shaqir Totaj, pozitat vijnë e shkojnë, edhe ti shkon edhe unë, por Arpagjik’t gjithmonë i ke aty ku qyteti i thërret sepse ata janë zemra e Prizrenit.🧡🖤
Aman kryetar pak pjekuri, pak maturi sepse je kryetar i të gjithëve. Rritu pak se nuk të ka hije kjo sjellje aspak. 😒

Lexo edhe:

Prizren: Qeverisja e Totajt punësoi pa konkurs ( Dokument )

Asnjë koment

Comments are closed.