15-11-2024

Kuvendarja Balaj ia kujton Haskukës projektet e pa realizuara

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, nga radhët e PDK-së, Sherife Balaj ia kujtoi kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka projektet e parealizuara, disa prej të cilave në rajonin e Hasit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një ditë pas mbledhjes përmbyllëse të KK-së për këtë vit, Balaj përmes një postimi në profilin e “facebokut” ka shkruar kërkesat dhe propozimet e mbetura në letër, ndër të cilat janë:

Rregullimi i rrugës 38km, ne Has
Rregullimi i rrugës Dedaj-Lugishte
Rregullimi i rrugës Zym-Dedaj
Mosmbështetja për Stadiumin e futbollit në Gjonaj të Hasit
Neglizhenca për projektin e “Kulles Muze” ne Lugishte te Hasit
Projekte te tjera ne Has te cilat kane qene ne vazhdimsi
Mos respektimi i ligjit per 50% e barazise gjinore ne ekzekutiv
Mos mbajtja e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”
Mos mbajtja e festivalit “Fluturat”
Propozimi im per nje Strehimore te qenve endacak (rreziku nga kafshimi ne rrugë)

 

Asnjë koment

Comments are closed.